Gjykata e Lartë në Ganë dënoi me vdekje 6 persona për një komplot për grusht shteti 

25 Janar 2024 | 20:48

Gjykata e Lartë e Ganës ka dënuar me vdekje gjashtë persona, përfshirë tre ushtarë, për komplotimin e një grushti shteti në vitin 2019.

Dënimi me varje shënon fundin e një gjyqi për tradhti që filloi në 2021. Dënimi i fundit me vdekje në Ganë u krye në fillim të viteve 1990.

Ky vendim “i dërgon një sinjal të fortë kombit se destabilizimi ose organizimi për të rrëzuar Kushtetutën nuk do të tolerohet dhe do të merret mjaft seriozisht”, tha Prokurori i Përgjithshëm Godfred Lebois Dame.

Të dënuarit u arrestuan gjatë testimit të armëve që prokurori i shtetit pretendoi se synonin t’i përdornin në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë.

Ata e pranuan fajin dhe vendimi do të apelohet, thanë avokatët e tyre, raporton AP.

Gjykata liroi tre persona të tjerë nga këto akuza, duke përfshirë dy oficerë ushtarakë.

Ligjvënësit në qeverinë e Ganës vitin e kaluar ndryshuan Aktin e Krimeve për të zëvendësuar dënimin me vdekje me burgim të përjetshëm, megjithëse dënimi me vdekje mbetet dënimi i vlefshëm për aktet e tradhtisë së lartë, siç parashikohet në kushtetutën e vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare

Wally Funk, një pioniere e aviacionit, të cilës iu mohua mundësia për t’u bërë astronaute e NASA-s dhe gjysmë shekulli më vonë u bë gruaja më e...
08:58 | 10/07/2026

DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se Lorenzo Salgado Araujo i cili u vra nga agjentët federalë të imigracionit gjatë një kontrolli trafiku në Hjuston këtë...
08:41 | 10/07/2026

Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes

Ajatollah Ali Khamenei i Iranit u varros herët të premten në mëngjes sipas kohës lokale në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në verilindje të...
08:33 | 10/07/2026