Gjykata Kushtetuese merr vendimin për hartën e re gjyqësore
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për shfuqizimin e “hartës së re gjyqësore”, si të papajtueshme me Kushtetutën.
Vendimi u mor këtë të mërkurë me shumicë votash, duke lënë në fuqi hartën gjyqësore të miratuar më 10 qershor 2022 nga KLGJ dhe vendimin e këshillit të ministrave të datës 27 korrik 2022.
Tre pretendimet kryesore të kërkuesve që lidheshin me:
1.cënimin e parimit të barazisë ekonomike; cenimin e barazisë para ligjit dhe cenimin e aksesit në drejtësi. Kushtetuesja i ka cilësuar si pjesërisht të drejta, por pa asnjë kufizim total të këtyre të drejtave.
“Në lidhje me pretendimet e kërkuesve për cenim e së drejtës së aksesit në gjykatë, Gjykata vlerësoi se duke marrë në konsideratë balancën e pasojave, kjo e drejtë nuk u vërtetua se është cenuar në atë nivel që pasojat negative të jenë më të rënda se sa e drejta për eficencë, efikasitet dhe cilësor në dhënien e shërbimit të drejtësi. Pra, kjo ndërhyrje nuk cenon parimin e proporcionalitetit”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Prej 1 majit të këtij viti, gjykatat e shkallës së parë u riorganizuan dhe nga 22 mbetën 13. Gjykatat e Shkallës së Parë që u mbyllen janë në Tropojë, Mat, Kurbin, Krujë, Pukë, Lushnje, Kavajë, Përmet dhe Pogradec. Së bashku me to, pushojnë së ekzistuari edhe prokuroritë përkatëse të këtyre rretheve gjyqësore.
Pas kësaj faze, dosjet e gjykatës së Tropojës transferohen në Kukës, të Matit në Dibër, të Kurbinit në Lezhë, të Pukës në Shkodër, të Krujës në Tiranë, të Kavajës në gjykatën e Durrësit, të Lushnjes në Fier, të Përmetit në Gjirokastër dhe të Pogradecit në Korçë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit