Gjykata lë në qeli kamerunasin që u kap me 1 mln euro false

19 Shkurt 2022 | 16:29

Afrikani që tentoi të fuste në Shqipëri mbi 1 milion euro të falsifikuara do të qëndroje në burg. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Josoue Ngankam.

Për këtë rast në seancë u paraqit edhe një përkthyese e certifikuar nga ministria e drejtësisë.

53-vjeçari nga Kameruni, por me leje qëndrimi në Francë u ndalua të mërkurën në aeroportin e Rinasit. Në valixhen e rrobave iu gjetën 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara.

Për të mbërritur në Shqipëri, afrikani kishte ndjekur itinerarin Lyon-Stamboll-Rinas.

Kontrolli i detajuar zbuloi se në valixhe kishte fshehur edhe letra të tjera dhe pajisje për përgatitjen e kartmonedhave.

Hetimi zbuloi se Ngankam kishte qenë në Shqipëri edhe më herët.

Kamerunasi ka mbërritur në Rinas edhe në 7 janar të këtij viti për të dalë nga Shqipëria më 12 janar me destinacion Varshavën në Poloni.

Hetuesit po verifikojnë çdo të dhënë pasi dyshojnë se 53-vjeçari ka bashkëpunëtorë në Shqipëri.

Në deklarimet e tij kamerunasi është shprehur se valixhen ja ka dhënë një bashkëkombas i tij me emrin Toni.

Policia ka parë kamerat e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, por pa mundur të identifikojë ndonjë person që e priste.

Edhe gjatë pyetjes në komisariat Kamerunasi ka qenë kontradiktor duke dhënë disa versione.

Kjo është një nga sasitë më të mëdha të parave false të  kapura në Rinas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026