“Mund të arratisen”- Gjykata Speciale në Hagë lë në burg Thaçin dhe Veselin
Ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli do të vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në Hagë.
Në të dy vendimet që mbajnë nënshkrimin e gjykatësit Charles L. Smith, konkludohet se është i pamjaftueshëm argumenti i Prokurorisë se Thaçi dhe Veseli “mund të arratisen nga drejtësia” nëse lihen të mbrohen në liri, por që ata mund ta pengojnë mbarëvarjejen e procedurave, raportojnë mediat kosovare.
“Paneli konkludon se në këtë kohë vazhdon të jetë i pamjaftueshëm informacioni para tij që justifikon konstatimin se z. Thaçi mund të arratiset nga drejtësia”, thuhet në vendim. Megjithatë, theksohet se Paneli ka konstatuar se “ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS” dhe ai mund të kryejë “krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova”, thuhet ndër tjerash në vendim.
Edhe për Veselin, Gjykata Speciale konstaton se nuk mjafton argumenti i Prokurorisë se ai “mund të arratiset nga drejtësia”.
“Megjithatë, Paneli është i bindur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të DHS dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten”, thuhet ndër tjerash në vendimin për Veselin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta