Gjyqi për “Gërdecin”| Mediu zbulon letrën që kanë dërguar kongresmenët amerikanë

18 Qershor 2025 | 16:11

Në GJKKO u mbajt këtë të mërkurë seanca e radhës për “Gërdecin”, dosje në të cilën ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është nën akuzë për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave në ngritjen e fabrikës së demontimit. Gjatë seancës Mediu kundërshtoi akt-ekspertizën e paraqitur nga grupi i ekspertëve.

Ish-ministri kërkoi që gjykata të marrë parasysh dëshmitë e personaliteteve politike dhe ushtarake të kohës të dhëna në SHBA, duke vënë në dijeni dhe për një letër që 6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.

“6 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, ku kërkojnë që dëshmitë e dhëna me afidavit, deklarime nën betim me vlerë prove në sistemin amerikan, të merren parasysh në procesin ‘Gërdeci’.”- tha Mediu.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Klodian Braho, kërkoi që “ i pandehuri të përqendrohet tek objekti i shqyrtimit gjyqësor në fazën që jemi.”

Çështja “Gërdeci” është rihapur pas kërkesës së familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit tragjik të marsit 2008 ku humbën jetën 26 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026