Glauk Konjufca: Shqipëria të jetë në të njëjtën kornizë me Kosovën për Serbinë

20 Shtator 2022 | 17:41

Shqipëria të jetë në një linjë me Kosovën sa i takon qëndrimit për Serbinë.

Thirrjen e bëri në Tiranë, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjfca.

‘Ne dëshirojmë gjithmonë që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize dhe brenda frekuencave të njejta sa i përket gjykimit të veprimtarisë së Serbisë në Kosovë dhe brenda Kosovës sepse republika e Kosovës nuk ka rrugë tjetër përvecse t’i mbrojë deri në fund interesat e veta shtetërore karshi Serbisë.

Ne jemi për paqe, ne jemi për dialog me Serbinë, mirëpo ne në të njejtën kohë ne nuk do të lëshojmë pe sa i përket interesave kushtetuese, nacionale të panegociueshme në republikës së kosovës”, u shpreh ai.

Teksa shprehu mbështetje për Kosovën në nismat e saj si dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare, Lindita Nikolla u ndalë tek rezoluta e miratuar nga parlamenti në Shqipëri për raportin e Dick Marty.

“Teksti i rezolutës i është përcjellë zyrtarisht Këshillit të Europës dhe i kemi kërkuar Asamblesë Kombëtare të Këshillit të Europës të rishikojë rezolutën 1782 e vitit 2011, të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës çirimtare të Kosovës”, theksoi ajo.

Të dy kryeparlamentarët firmosën memorandumin e bashkëpunimit me qëllim krijimin e një kuadri të përbashkët për mbështetjen e dy kuvendeve në rritjen e cilësisë së aktivitetit parlamentar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026