Goditen lojërat e fatit në Lezhë, në pranga dy persona, njëri pronari i lokalit
Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi kishin organizuar lojën “Poker”, në ambientet e lokali në fshatin Rrilë.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A. N., 38 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, dhe G. K., 30 vjeç, banues në Krujë, ku njëri prej tyre ishte dhe pronari i lokalit.
Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë teksa kishin organizuar në ambientet e një lokali, në katin e dytë të një objekti trekatësh, në pronësi të 38-vjeçarit, në fshatin Rrilë, lojën e fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiomit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS