Goditet grupi kriminal Rraja, në pranga 6 persona dhe djali i ish-deputetit të PS

10 Dhjetor 2025 | 09:31

FNSH këtë të mërkurë ka ushtruar kontrolle në Krujë dhe Nikël në disa banesa. Mësohet se nga kontrollet janë vënë në pranga 7 persona. Sipas informacioneve paraprake, mes të arrestuarve janë edhe pjesëtarë të familjes Rraja.

Të arrestuari janë identifikuar si Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani, Sokol Qaja, Zamir Aliaj, Gazmir Rraja, Përparim Rraja dhe Rexhep Rraja. Mes të arrestarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Ata akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal. 7 personat e arrestuar kanë qenë në kërkim nga operacionet e mëparshme të SPAK. Lidhur me operacionin janë shpallur në kërkim 4 persona.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026