Goditi me gotë menaxheren e faqes që denigronte të rinjtë, flet për adoleshentja

7 Maj 2025 | 11:35

2 ditë pas konfliktit të ndodhur mes disa vajzave në afërsi të një lokali në Korçë, që përfundoi me përdorimin e gotave të qelqit, ka folur për Euronews adoleshentja që u përfshi në sherr.

Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, adoleshentja që qëlloi me gotë shtetasen P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet në një faqe Instagrami, tregoi se si ndodhi përballja.

“Si gjithmonë unë e shoqet e mia shkuam në kafeneja, me pas vjen vajza që kishte hapur faqen e Instagramit me shoqen e saj. Vajzat që ishin ngjitur me tavolinat e tjera shkuan për t’u sqaruar rreth çështjes që kishte ndodhur. Në muhabet e sipër përmendet emri im, shkova u interesova. Bisedoj me vajzën që kishte hapur faqen duke e pyetur përse e bëri diçka të tillë dhe si nuk ndjente respekt apo gjynah për vajzat që kishte përmendur. Me tha – “Përse vjen këtu, mos më kërko llogari”

I thashë se nuk shkova për t’u zënë por dua të di si unë dhe vajzat e tjera një sqarim nga ty.

Rrinte tërë krenari dhe thoshte se “Nuk keni çfarë më bëni as ju, e askush tjetër. Këtu jam sot, ndodhi c ndodhi ngelet ne te kaluarën” e fliste pa pendesë. Nuk kërkoi falje”, tregoi e mitura.

Ajo u shpreh se e qëlloi me gotë vajzën për t’u vetëmbrojtur pasi ajo kishte tentuar e para ta godiste, por i kërkoi falje familjes së vajzës dhe të njëjtën gjë tha se pret prej tyre në drejtim të familjes së saj.

“Po degradonte me fjalë banale duke na ofenduar të gjithave ne, duke na thënë fjalë si ku*va, nga acarimi i tepërt e shava dhe unë, u ndjeva e prekur, nuk jemi ne ashtu por ti. Ajo nga nervat u ngrit dhe tentoi të më godiste. Unë nga vetëmbrojta marr gotën dhe i bie në fytyrë vajzës. Të them që i kërkoj falje familjes së saj por pres të njëjtën gjë nga ajo dhe familja e saj, për mua dhe vajzat që ajo ka denigruar në faqen e Instagramit dhe kushdo që ishte përmendur aty”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026