Goditi me lopatë në kokë 56-vjeçarin, arrestohet autori
Është arrestuar personi i cili mbrëmjen e djeshme goditi me send të fortë, lopatë, në kokë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda një 56-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi P. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Reç, ka goditur me lopatë një 56-vjeçar banues në Koplik.
56-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ditën e djeshme, për një konflikt në Koplik, kanë organizuar punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare