English

Goditja e SPAK ndaj organizatës kriminale në Elbasan, reagon Gazment Bardhi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas aksionit të SPAK ndaj organizatës kriminale të Elbasanit, që drejtohej nga Suel Çela.

- Advertisement -

Bardhi bën thirrje për një hetim të thelluar për të gjetur lidhjet e mundshme të kësaj bande me politikën dhe pushtetin në Shqipëri.

Në reagimin e tij, Bardhi vë theksin tek ndikimi i krimit të organizuar në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë, duke argumentuar se grupet kriminale janë fuqizuar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Ai pohon se krimi i organizuar jo vetëm që ka vepruar i pacensuruar, por ka pasur edhe mbështetje ekonomike dhe politike nga qeveria, duke shfrytëzuar burime dhe pozita për të ndërhyrë në emërime të rëndësishme në administratën shtetërore.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD GAZMENT BARDHI

SPAK ka provuar ndikimin e dyshuar të bandës së Elbasanit mbi policinë, drejtësinë apo median dhe ka zbadhur disa nga veprimtaritë kriminale të kësaj organizate kriminale. Për këtë, SPAK vlen të përgëzohet pa asnjë dyshim dhe e nxis të vijojë goditjet kundër krimit të organizuar. Por gjithashtu e nxis të veprojë pa kursyer asnjë anëtar të deklaruar apo të padeklaruar të krimit të organizuar, përfshirë ato që janë të veshur me pushtet politik!

Është fakt se ndikimi i krimit të organizuar në jetën shoqërore dhe politike të vendit është forcuar së tepërmi gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Grupet kriminale jo vetëm kanë vepruar të pashqetësuara, por njëkohësisht janë fuqizuar ekonomikisht, si dhe kanë pushtuar/diktuar emërimet në pozicionet kyçe të qeverisjes së vendit. Për këtë lehtësim nga shteti gjatë gjithë qeverisjes së Edi Ramës, ata kanë shërbyer në mënyrë të vijueshme si Shtabe Elektorale të Partisë Socialiste gjatë fushatave zgjedhore, duke blerë vota, duke intimiduar dhe kërcënuar qytetarët.

Pyetjet që mbeten ende pa përgjigje dhe që duhet të marrin një reagim institucional sa më parë, që SPAK të jetë i besueshëm, janë:

Po me politikën a kanë patur ndikim apo bashkëveprim Banda e Elbasanit?

Kush e emërojë motrën e anëtarëve të bandës së Elbasanit në krye të agjencisë më të rëndësishme shtetërore, në një nga sektorët që rezulton të jetë më i përdoruri për të pastruar paratë e organizatave kriminale – sektori i ndërtimit? Znj. Adelajda Roka, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, vartëse direkte e Kryeministrit Edi Rama, rezulton se është njëkohësisht edhe motra e dy prej anëtarëve të Bandës së Elbasanit Marsel dhe Xhino Roka. SPAK duhet të hetojë kush ia propozoi Edi Ramës emërimin e saj si Drejtore e Përgjithshme e AZHT dhe pse Edi Rama e emëroi menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim?

A ka patur ndërhyrje nga politika gjatë veprimeve të aksionit OFL për anëtarët e kësaj bande?

A kanë qenë anëtarët e kësaj bande “Shtabi Elektoral i Partisë Socialiste në Elbasan” gjatë zgjedhjeve të 2021 dhe cfarë po bëhet me kallëzimin e depozituar nga PD për këtë qëllim që në 7 Prill 2021, ku secili prej tyre ka qenë i indentifikuar me emër dhe mbiemër?

Vetëm përgjigja e shpejtë ndaj këtyre pyetjeve do ta bënte të besueshëm hetimin e SPAK, duke na treguar të gjithëve se ky hetim nuk është detyrim me përcaktim i agjencive ligjzbatuese të huaja, por arritje e pjekurisë institucionale të prokurorisë së posaçme. Për interesin publik, të cilit duhet të mbrojë prokuroria e posaçme, politikanët që i shëbejnë krimit të organizuar apo ndërveprojnë me ta, janë shumë herë më të rrezikshëm sesa vetë anëtarët e organizatave kriminale. Këta të fundit, pa mbështetjen e pushtetit apo politikës, është më e lehtë të bien në rrjetën e drejtësisë dhe e kanë shumë më shumë të vështirë të kryejnë aktivitetin e tyre kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?