Gonxhja: 996 aplikime për targa të personalizuara, kanë arkëtuar 245 milionë lekë
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara.
Ai tregoi se kërkesa të tilla kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja.
“Pjesa e targave të privilegjuara lidhet me një kategori shumë të vogël të shoqërisë. Ka interesim të menjëhershëm megjithëse është një shërbim krejt i ri dhe pritshmëritë janë aty-aty me atë që ne mendonim. 144 janë të paguara, të regjistruara, pra të përfunduara si shërbime dhe kanë gjeneruar një fond prej 24.5 milionë lekësh të reja që do të thotë 245 milionë lekë të vjetra,’ – u shpreh Gonxhja i cili e cilësoi këtë një fond të konsiderueshëm për një shërbim që ofrohet për rreth një muaji.
Drejtori i DPSHTRR tha se kombinimet e numrave në targa të cilat kërkohen më shumë se një herë kalojnë në ankand.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 10:54 Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona