Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja deklaroi se statistikisht, Shqipëria është më mirë se disa vende të rajonit në lidhje me sigurinë rrugore.
Në emisionin “Good Morning Albanias” në Euronews Albania, Gonxhja u shpreh se jemi më afër standardeve të Bashkimit Evropian, se Rumania, Bullgaria, Kroacia, por edhe se Serbia.
“Statistikisht, ne nuk jemi keq, jemi shumë mirë. Në krahasim me vendet e rajonit, ne jemi edhe përpara Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë e Serbisë. Jemi më afër standardeve të Bashkimit Evropian se këto shtete, për një vend që ka 20 vjet edukatë dhe kulturë të të pasurit një mjet privat dhe për një vend që nuk ka 120 automotorizim. “, theksoi ai.