Google gjurmon kancerin, ekspertët shpresojnë të përdorin inteligjencën artificiale

3 Janar 2020 | 17:14

Një sistem i inteligjencës artificiale në Google ka treguar se është po aq i aftë sa një ekspert radiolog për të zbuluar nëse një grua vuan nga kanceri i gjirit apo jo.

Një zbulim i tillë realizohet  duke vrojtuar mamografi, që shtojnë shpresat se do të bëhen më pak gabime në identifikimin e sëmundjes. 

Një kërkim i tillë është ideuar nga ekspertë në SHBA dhe Britani të cilët vërtetojnë se inteligjenca artificiale ka fuqinë të përmirësojë saktësinë e ekzaminimit për kancerin e gjirit, i cili në nivel global prek një në tetë gra.

Ekipi i specialistëve përpunuan sistemin në mënyrë që të identifikonin kancerin e gjirit në dhjetë nga 1000 mamografitë që kishin në dispozicion. Ata panë se sistemi i Inteligjencës Artificiale ishte në gjendje të identifikonte kancerin me të njëjtën shkallë sikurse ekspertët radiologë.

Ai gjithashtu uli numrin e negativëve të rremë, ku testet klasifikohen gabimisht si normale. Këto dallime pasqyrojnë mënyrat sesi lexohen mamografitë. Në Shtetet e Bashkuara, vetëm një radiolog lexon rezultatet dhe testet bëhen çdo herë në dy vjet. Në Britani, testet bëhen çdo tre vjet, dhe secila lexohet nga dy radiologë. Kur ata nuk kanë përputhshmëri, këshillohet një e tretë.

Pavarësisht shpresës, studimi ende ka disa kufizime. Do të duhen edhe më shumë testime e studime për të treguar se kur do të përdoret nga radiologët, do të kërkojë aprovimin rregullator, i cili mund të zgjasë disa vite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026