Grabiti bankën i armatosur te ish-parku i autobusëve, policia: Autori vodhi 8 mln lekë

13 Shkurt 2026 | 10:35

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga grabitja e djeshme të ndodhur në Rrugën e Kavajës në një bankë të Nivelit të Dytë, ku një 61-vjeçar hyri i armatosur dhe mori një sasi lekësh.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autori Bardhyl Fusha ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga banka.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë  800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura”, thuhet në njoftimin zyrtar policor.

Në dëshminë e tij para policisë Fusha ka thënë se kishte shumë borxhe ndaj kishte tentuar të grabiste bankën.

“Jam ndërtues, kisha shumë detyrime për palë të treta, ndaj u futa për të grabitur Bankën”, mësohet të jetë shprehur Fusha.

Sipas informacioneve, Fusha u fut në ambientet e bankës me një armë automatike kallashnikov.

Brenda çantës ku mbante armën, ai futi edhe disa para që arriti të merrte nga arka e bankës. Pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ishin dy efektivë të patrullës “Shqiponja” që e neutralizuan para se të largohej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026