Grabitja e Luvrit, Prokurorja e Parisit: Ka shpresa që mund t’i gjejmë bizhuteritë

24 Tetor 2025 | 16:22

Hetuesit francezë po analizojnë mostrat e ADN-së dhe gjurmët e gishtërinjve në mjetet dhe sendet e tjera të gjetura në muzeun e Luvrit pas grabitjes së bujshme me vlerë rreth 88 milionë euro. Pesë ditë pas grabitjes prokuroria e Parisit, Laure Beccuau tha se ka “një shpresë të vogël” që bizhuteritë mund të gjenden ende. Ajo gjithashtu shtoi se është optimiste për rezultatin e hetimit.

“Brenda pak ditëve në vijim, rezultatet ndoshta do të na japin pista hetimi, veçanërisht nëse autorët kanë të dhëna penale”, tha ajo.

Hajdutët të veshur me jelekë për të ngjarë si punëtorë thyen një dritare dhe më pas përdorën prerës me disk për të hapur dy vitrina në galerinë dhe morën bizhuteritë. Pas grabitjes hajdutët zbritën me ashensorin e një kamioni dhe u larguan me skuter.

Hajdutët dështuan në përpjekjen e tyre të nxituar për t’i vënë flakën kamionit dhe lanë pas një helmetë. Prokuroria e Parisit shtoi se analiza e pamjeve nga kamerat publike dhe private të mbikëqyrjes, përfshirë ato në autostrada, i kanë ndihmuar më tej hetuesit të mësonin rrugën e bandës pas vjedhjes.

Më shumë se 100 hetues, përfshirë oficerë nga skuadra franceze e krimit të organizuar BRB dhe specialistë në veprat e artit dhe mallrat kulturore të trafikuara, po punojnë për rastin.

Beccuau tha se hetuesit po shqyrtojnë të gjitha hipotezat përfshirë mundësinë që hajdutët të kenë pasur ndihmë nga brenda Luvrit. Ajo tha se grabitja ka të gjitha shenjat e një organizate me përgatitjen e kujdesshme, guximin e mënyrës së veprimit, llojin e bizhuterive të synuara, arratisjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se mund të përballet me sulme edhe më të ashpra nëse nuk ndalon veprimtarinë e...
18:00 | 21/06/2026

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se mund të përballet me sulme edhe më të ashpra nëse nuk ndalon veprimtarinë e...
17:04 | 21/06/2026

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në rrjetin e tij social se kryeministri britanik Keir Starmer do të largohet nga posti që mban aktualisht....
16:37 | 21/06/2026