Gramoz Ruçi në festën e 32-vjetorit të PS, flet për herë të parë pas largimit
Këtë të hënë socialistët u bashkuan për të festuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, e cila është edhe partia që ka mbajtur më gjatë pushtetin që prej rënies së komunizmit.
Festës së 32 vjetorit i është bashkuar edhe Ish-kryetari i kuvendit dhe ish-deputeti i PS, Gramoz Ruçi.
Në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu ai tha se ky përvjetor është një nga përvjetorët më mbresëlënëse në 32 vite dhe kjo për shkak të fitores historike që ka arritur Partia Socialiste.
“Bëmë një rrugë të gjatë me Partinë socialiste, përvjetori pas largimit tim, është më mbresëlënësi në 32 vite, mbresëlënës për fitoren historike të PS, që edhe pse nuk u arrit gjatë kohës që unë isha aktiv, është kënaqësi e madhe. Është mbresëlënëse se edhe lidershipi i PS dhe Edi Rama nuk e ka parë këtë fitore me eufori, por përkundrazi me shumë përulësi dhe përgjegjshmëri për ta justifikuar këtë besim”,-tha Gramoz Ruçi.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu se si i është dukur Partia Socialiste pas largimit të tij, Ruçi tha se “rezultati i partive politike matet vetëm me diçka, me zgjedhje”, duke nënkuptuar se e shikon edhe më mirë nga ç’ishte.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren