English

Gramshi i boshatisur, veç të rinjve largohet edhe mosha e tretë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shpopullimi është kthyer në një fenomen shqetësuar kohët e fundit.

- Advertisement -

Edhe pse peshën më të madhe të lagimit të popullsisë po e mbajnë kryesisht fshatrat e thellë, braktisjen po e ndjejnë edhe qytetet si Gramshi.

Në Gramsh çdo ditë ikin familje, kjo për shkak të mosofrimit të shërbimeve, mungesen e një vendi pune etj.

” Uff kanë ikur, unë vetëm një çun e një cuc kam kanë ikur të gjithë jashtë. Pallati 6 hyrje jetojmë vetem 6 vetë jemi ne, dy në kat të parë jam unë, dy kat të dytë e dy ne kat të tretë.” –thotë një banor i zonës.

Banorët pohojnë se shumica e të rinjve zgjedhin të largohen për shkak të papunësisë. Ndërsa ata që kanë ngel, mosha e tretë, thonë se edhe shokët e tyre tashmë kanë ikur.

” Kanë ikur e do ikin ketu kanl ngelur ja si puna ime pensionist, edhe shokët e mi si kam. Punë ska gjë jo kaq, ata që paten leke iken Tiranë Durrës, ka ardhur fshati ngelem fshat, as shkoll asgjë as gjë prej gjeje hiç.” –thotë një tjetër banor.

Fshatrat e Gramshit mbeten një nga  më të prekurat nga fenomeni i shpopullit, ku sipas statistikave të nxjerra nga Censi i vitit 2024, në qytetin e Gramshit  jetojnë 16 533 banorë, me një rënie të konsiderueshme nga censi i vitit 2011.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?