Granit Xhaka: Isha shumë pranë largimit nga Arsenali

13 Prill 2022 | 16:29

Granit Xhaka thotë se ka qenë shumë pranë largimit nga Arsenali për shkak të ‘urrejtjes së pastër’ që ka marrë nga tifozët e ekipit të tij.

Xhaka në një interviste për ‘The Players Tribune’ tregon se ishte përgatitur për t’u larguar nga ekipi londinez pas incidentit me tifozët e tij në tetor 2018.

“Ende tani kur mbyll sytë, arrij të shoh fytyrat e tyre. Mund të shoh inatin e tyre”, tregon Xhaka.

Incidenti ndodhi kur Xhaka u vërshëllye nga tifozët e tij në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes kundër Krisal Palas në Premjer Ligë luajtur në stadiumin ‘Emirejts’.

Ish-kapiteni i Arsenalit reagoi duke u kërkuar me tifozëve në mënyrë sarkastike që të vërshëllenin më shumë para se të hiqte bluzën dhe të largohej.

“Nuk ishin vetëm disa persona në një cep, por ishte një masë e madhe njerëzish. Mbeta i tronditur. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë. Ishte urrejtje. Urrejtje e pastër”, thotë Xhaka.

Granit Xhaka shprehet se ende jeton me atë makth duke theksuar se atë nivel urrejtje dhe mungese respekti nuk e priste as nga armiku më i keq.

Një nga kritikat që Xhaka ka marrë rregullisht nga tifozët e Arsenalit është mungesa e disiplinës, pasi 29-vjeccari ka marrë 5 kartonë të kuq që prej kohës kur iu bashkuar ‘Topçinjve’ nga Borusia Mynshengladbah në 2016.

Xhaka këmbëngul se nuk do ta ndryshojë stilin e lojës së tij. “Kartonët kanë qenë gjithmonë pjesë e lojës sime. Kjo ndodhe edhe kur luaja në Gjermani”, thotë ai.

Graniti vendosi të qëndronte në Londër pas bisedës me trajnerin e ri, Mikel Arteta, që zëvendësoi Unai Emery, dy muaj pas incidentit kundër Kristal Palas.

Ai pranon se marrëdhënia me mbështetësit nuk do të jetë kurrë më e njëjta. “Është si gota e thyer. Nuk ngjitet më, krisja do të jetë aty gjithmonë”, shprehet Xhaka.

“Po, për 90 minuta unë jam Granit Xhaka, mesfushor i Arsenalit. Por pjesën tjetër të javës, unë jam vetëm një zviceran që jeton në Londër me bashkëshorten dhe dy fëmijët”, përfundon Xhaka.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026