Gratë protestojnë kundër paragjykimeve për 8 Mars
Pas 16 vitesh martesë, Afërdita Bushati nga Tropoja nënë e dy fëmijëve vendosi të divorcohet. Ky vendim i saj u paragjykua, madje dhe e kundërshtua nga familja.
“Unë kaq fort kam pasur kundërshtime saqë nuk më kanë pranuar në shtëpi për dy vite. Kur një femër e suksesshme që është e aftë të ja dalë të mbajë fëmijët, gjithmonë shkelet nga njerëzit”, tregon ajo.
Falë guximit që tregoi, Afërdita sot është e lumtur për vendimin që mori.
“Kam qenë e guximshme dhe do jem gjithmonë. Femra duhet të jetë e aftë t’i përballojë gjërat, por kur nuk është një bashkëshort i denjë nuk është marre të ndahesh”, thotë ajo.
Të tilla mesazhe kundër diskriminimit dhe paragjykimit gjinor u dhanë nga dhjetëra gra dhe vajza të kryeqytetit.
Për 8 mars nuk zgjodhën të festojnë por të marshojnë.
“Diferencimi është i kudogjendur, fillon në familje ku ndahen rolet, punët ku gratë duhet të kenë punë të dyfishta”, tha një protestuese.
“Jam e fokusuar te të drejtat në punë, ku shikojmë që ka shumë raste të ngacmimit dhe dhunës në punë. Jemi këtu për ato që nuk kanë një zë”, tha një tjetër.
Nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, përmes një instilacioni të quajtur “Këpucët e Kuqe”, organizata dhe aktivistë për të drejtat e grave kujtuan gratë e vrara nga burrat e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shërben për bashkimin e të gjitha grave për të kujtuar përpjekjet dhe lëvizjen për të drejta dhe barazi.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj