Gratë shqiptare zgjedhin të behën nëna pasi mbushin 28 vjeç
Planet për të sjellë në jetë një fëmijë duket se sa vijnë e shtyhen në kohë nga gratë shqiptare.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara, mosha mesatare e të bërit nënë për herë të parë në Shqipëri është 28.9 vjeç.
Kjo tregon se gratë janë të pritura të investohen fillimisht në karrierë, në mënyrë që të jenë sa më mirë financiarisht në momentin që bëhen me fëmijë.
Rritja e moshës mesatare të amësisë shihet me shqetësim nga mjekët gjinekolog, të cilët e lidhin këtë dhe me rritjen e inferitiliteti. Sipas tyre mosha më e mirë për fëmijën e parë është ndërmjet 22-25 vjeç.
Nga na tjetër sociologët ngrenë shqetësimin e pakësimit të lindjeve.
Po të shohim të dhënat e lindshmërisë të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2022 erdhën në jetë 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë.
Mosha e amësisë për herë të parë në vendin tonë, ka pësuar një rënie të lehtë nga viti 2021, ku sipas INSTAT përllogaritej 29.2 vjeç. Megjithatë ajo qëndron në nivelet e mesatares globale që është 28 vjeç.
Raporti I kombeve të bashkuara nxjerr në pah se disa gra vazhdojnë të kenë fëmijën e tyre të parë në të dyzetat, veçanërisht në vendet e zhvilluara ku të bërit karrierë është si prioritet.
Por të tjera gra zgjedhin të bëhen nëna që në adoleshencë, në rastet kur ata jetojnë një mënyrë jetese më tradicionale ku burrat janë mbështetësit financiarë të tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus