Grenell i përgjigjet Kurtit: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, s’kanë qenë kurrë më të ulëta

7 Shkurt 2025 | 10:15

I Dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell ka shpërndarë një lajm të Euronews Albania, ku Kurti deklaron se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së “nuk kanë qenë kurrë më të mira”. Në kundërpërgjigje, Grenell e ka cilësuar këtë deklaratë si të pavërtetë, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve “nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”. Ai ka shtuar se Kurti është ndëshkuar si nga administrata e parë e presidentit Donald Trump, ashtu edhe nga administrata që e pasoi, e presidentit Joe Biden.

“Delirant. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është ndëshkuar nga administrata e parë e Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada Amerikane, Anthony Blinken etj.”, shkroi Grenell në postimin e tij.

Si lindi përplasja Grenell-Kurti?

Përplasja e fundit mes Grenell dhe Kurtit nisi më 3 shkurt, kur emisari amerikan e cilësoi qeverinë Kurti si “të pabesueshme” gjatë administratës Trump dhe Biden. Ai gjithashtu deklaroi se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, për shkak të politikave të qeverisë Kurti.

Në një reagim nga Istogu, kryeministri i Kosovës hodhi poshtë pretendimet e Grenell, duke deklaruar se marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mira se kurrë. Si argument, ai përmendi blerjen e helikopterëve Black Hawk dhe sistemit anti-tank Javelin, si dhe grantin më të madh të dhënë nga SHBA gjatë qeverisjes së tij.

“Marrëdhëniet me SHBA-në nuk kanë qenë kurrë më të mira. Po blejmë helikopterë Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank. Grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes sime. Sigurisht që mund të ketë kritika apo vërejtje, por ne duhet të ecim përpara”, u shpreh Kurti.

Përplasjet mes Grenell dhe Kurtit janë intensifikuar pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Më 22 janar, emisari amerikan reagoi ndaj deklaratës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se Kosova ka pësuar disavantazh në raport me Serbinë gjatë administratës Biden. Grenell kundërshtoi duke e pyetur përse qeveria e Kosovës nuk e ka ngritur më herët këtë shqetësim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026