Gripi i shpendëve, Elezi: Veterinerët të mbështeten si mjekët për COVID-19
24 Mars 2022 |
08:31
Në kohën kur gripi i shpendëve ka prekur mbi 350 mijë shpendë në Shqipëri, veterinerët duhet të mbështetën si mjekët kur kishte infektime të shumta me COVID-19.
Kështu u shpreh Ymer Elezi, president i Urdhrit të Mjekut Veterinar, në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania.
“Është e njëjta situatë për ta. Të përfshihen edhe veterinerët privatë”, tha ai.
Gripi i shpendëve ka prekur jo vetëm pulat, por edhe pelikanë. Për këtë, Elezi tha se lagunat janë të rrezikuara.
Elezi u bëri thirrje fermerëve që të raportojnë çdo rast, ndërsa theksoi se nuk ka rrezik që kjo sëmundje të transmetohet te njeriu.
“Në temperaturë 70 gradë ky grip eliminohet”, u shpreh ai.
Lajme të Sugjeruara
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
- 13:14 Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 13:13 Mbreti Charles, monarku i parë që zbulon faturën e taksave
- 13:07 Raporti: SHBA shqyrton zhvendosjen e bazave ushtarake nga Arabia Saudite dhe Kuvajti
- 13:06 150 milionë njerëz në Europë përballen sot me temperatura mbi 35 gradë Celcius
- 13:05 Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta
- 13:04 Samiti në Antibes, Macron dhe Meloni rikthejnë boshtin Itali-Francë: Pa ne, Evropa nuk do të ishte ajo që është