Gruaja që u rikthye në jetë: Mjekët më futën në koma, kisha 6% shanse për të jetuar
Kirsty Bortoft gruaja që vdiq për 40 minuta dhe u rikthye në jetë ka folur së fundmi ekskluzivisht në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku dhe ka treguar eksperiencën e saj.
Ajo tha se mjekët atë ditë e futën në koma, por që i dhanë vetëm 6% shanse për të jetuar.
Më tej 40-vjeçarja thekson se ndihet e bekuar që është sërish në jetë.
“Mjekët më futën në koma atë ditë, dhe kisha vetëm 6% shanse për të jetuar. Kam bërë shumë kontrolle mjekësore por shanset mjekësore ishin shumë të vogla dhe m thënë të drejtën isha e bekuar që u ktheva sërish në jetë”- u shpreh ajo.
Si ndodhi ngjarja?
Pasi përfundoi punën atë fundjavë, Kirsty Bortoft, mamaja e tre fëmijëve kujton që babai i saj i ofroi të gatuante pica për tre djemtë e saj, në mënyrë që çifti të kalonte pak kohë së bashku. Ajo do të shkonte në shtëpi për të qëndruar me partnerin por në atë moment gjithë jeta e saj ndryshoi.
Vetëm disa orë më vonë, partner Stu e gjeti 49-vjeçaren të pandërgjegjshme, pa ndjenja. Trajnerja e ankthit nga North Yorkshire ka zbuluar për mediat e huaja se ajo vdiq për 40 minuta teksa mjekët përpiqeshin dëshpërimisht t’i shpëtonin jetën. Më 29 janar të vitit të kaluar, mësuesja e meditimit tha se partneri i saj e gjeti atë të papërgjegjshme në dhomën e saj të ndenjes. Ajo ishte ulur në divan, me sy hapur dhe “pa jetë”. I fejuari i saj tha se lëkura e saj kishte shenja “të çuditshme” gjashtëkëndore në të gjithë trupin.
Pasi e gjeti, Stu e vuri në dysheme dhe u përpoq ta shpëtonte. Ajo tha: “Ai më vuri në dysheme dhe filloi CPR ndërsa ishte në telefon me shërbimet e urgjencës dhe pasi më futën në makineri të ndryshme, reaguesi i parë përdori një defibrilator për të tronditur rrahjet e mia të dobëta të zemrës në ritëm.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi nuk merrte frymë, dhe mjekët thanë se ajo kishte vetëm 6 % shanse për të mbijetuar. Kirsty pati një arrest kardiak dhe u vendos në një gjendje kome të shkaktuar nga mjekët për sigurinë e saj, me familjen e saj pranë që “priste më të keqen”. Ndërsa kjo po ndodhte, Kirsty, e cila ishte pa ndjenja, pretendon se diçka “magjike” ka ndodhur dhe së shpejti, ajo është “rikthyer” në jetë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë