Gruaja tenton t’i japë fund jetës në liqenin e Pogradecit, shpëtohet nga pushuesit

1 Korrik 2024 | 09:44

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Udënishtit në Pogradec mëngjesin e kësaj të hëne. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u futur në ujrat e liqenit.

Ajo është pikasur nga kalimtarë të rastit dhe është arritur të nxirret nga uji, ndërkohë që është transportuar në spitalin e Pogradecit ku është futur në intubim nga mjekët.

Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe zbardhjen e rrethanave që çuan gruan drejt këtij akti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur tek zona e plazhit publik të Uçkave në Pogradec. Gruaja është identifikuar si Teuta Velo, 68-vjeçe.

Mësohet se gruaja ka qenë me rroba kur është nxjerrë nga uji çka çon në dyshimet e policisë për një tentativë për t’i dhënë fund jetës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026