Gruaja vdiq nga i ftohti në Fier, a duhet riparë ndihma ekonomike?

28 Janar 2022 | 21:01

Një grua ka humbur jetën nga i ftohti në Fier. Djali i saj, akuzon se OSHEE ia ndërpreu dritat pa të drejtë.

A do ishte zgjidhje ndihma ekonomike nga shteti në këtë rast?

Në emisionin RinOn, Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj tha se në koncept fondet për ndihmën ekonomike janë, por duhet që skema të funksionojë më mirë.

“Skema ka pasur raste abuzive, por jemi përpjekur ta saktësojmë”, theksoi ajo.

Nga ana tjetër, zv. kryetarja e PD Tabaku tha se rasti i të ndjerës në Fier ishte tragjik.

Ajo problemin e sheh te rritja e çmimit të energjisë, 7 vite më parë.

“Rritja eçmimit të energjisë dëmtpoi 74% të familjeve, kjo shoqëruar me një rritje të përgjithshme të çmimeve, i bukës, i ushqimeve”, tha Tabaku.

Ajo tha se Shqipëria e përjeton më keq se shtetet e tjera me ekonomi të konsoliduar rritjen e çmimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote

Izmira Ulqinaku, kandidate e “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak Shkodër tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se mandati i Bardh Spahisë i fituar nga...
19:50 | 05/05/2023

Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Bashkinë e Dibrës, Ismail Uka është shprehur i  bindur se do të fitojë zgjedhjet e14 majit. Në një intervistë për RinVote”...
20:50 | 28/04/2023

Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e  Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti. I ftuar në emisionin “RinVote” në...
20:13 | 28/04/2023