Grushta mes portierit dhe tifozit, incident në përballjen mes PSV-Sevilla
Ndeshja mes PSV-së dhe Sevillas mbrëmjen e së enjtes në Europa League u ndërpre për disa çaste, teksa futbolli i la vend boksit. Protagonist ishte portieri serb Dmitroviç, i cili mbron portën e spanjollëve.
Një i ri holandez hyri në fushë dhe menjëherë filloi të grushonte gardianin shtatlartë. Menjëherë ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e grushtuar për disa çaste, ndërsa ndërhynë dhe forcat e sigurisë për ta shoqëruar më pas agresorin.
Momenti u filmua dhe nga tifozët e shumtë që ishin të pranishëm në Philipps Stadion, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Gjithsesi ndeshja e futbollit vijoi sërish, ku vendësit fituan me rezultatin 2-0 me golat e De Jong dhe Silva. Sa i përket kualifikimit, më tej kaluan spanjollët të cilët triumfuan në shtëpi me rezultatin 3-0.
Në përballjen e parë, porta iu besua portierit të kombëtares së Marokut Bonno, ndërsa në të dytën, trajneri Sampaoli i besoi 31-vjeçarit serb.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos