Haaland vendos rekord të ri në Angli, shënon 100 gola me Manchester City

3 Dhjetor 2025 | 15:05

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar golin e 100-të në kampionatin anglez.

25-vjeçarit i janë dashur vetëm 111 ndeshje për të arritur këtë shifër golash.

Manchester City arriti fitoren e radhës në një duel spektakolar përballë Fulham në Premier League, ku u regjistruan në total 9 gola.

“The Cityzens” realizuan 5 prej tyre, dhe natyrisht nuk mund të mungonte Haaland. 25-vjeçari hapi serinë e golave, duke kaluar në avantazh skuadrën e Pep Guardiolës dhe duke vendosur një rekord personal.

Ai bëhet futbollisti i parë që shënon 100 gola në Premier League në një kohë kaq të shkurtër, konkretisht 111 ndeshje.

Haaland aktualisht ka një mesatare prej 93 minutash për gol, duke lënë pas emra të mëdhenj si Sergio Agüero, Harry Kane dhe legjenda Thierry Henry.

Norvegjezi shtatlartë mbetet padyshim një ndër futbollistët më të mirë në botë, si dhe një kandidat për Topin e Artë nga sezoni në sezon.

Për Pep Guardiolën, Haaland është një lojtar i padiskutueshëm në formacionin titullar, dhe spanjolli e përshkroi këtë arritje si “çmenduri”.

Vetë Haaland deklaroi:

“Shënimi i 100 golave në Premier League për Manchester City-n ishte një objektiv që e kisha vendosur që në ditën e parë. Por ta arrija kaq shpejt, nuk e prisja. Tani që ka ndodhur, jam shumë krenar. Është një arritje e jashtëzakonshme.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026