“Haas F1 Team” konfirmoi zgjatjen e partneritetit teknik me Ferrari-n deri në vitin 2028, çka nënkupton se ata do të kenë motorin italian edhe në epokën e rregullave të reja për motorët.
Fillimi i këtij raporti mes amerikanë te Haas dhe italianëve të Ferrari-t daton në vitin debutues 2016. Prej atij momenti të dy palët kanë zhvilluar 178 gara së bashku.
Rregullat e reja në F1 për vitin 2026 parashikojnë që motori aktual, 1.6-litre, V6 turbocharged hybrid të ketë një fuqi të rritur në seksionin elektrik dhe karburant 100% miqësor me ambientin. Team principal, Ayao Komatsu shprehu kënaqësinë e “Haas F1 Team” pasi me këtë rinovim sigurohet stabiliteti në një periudhë të panjohur për të gjithë.
Haas garanton në këtë mënyrë të ardhmen ambicioze dhe afatgjatë që do të rrisë investimin me objektiv përmirësimin e rezultateve sportive. Paraqitja më e mirë e amerikanëve është vendi i 5’të në vitin 2018 ndërsa aktualisht është në të 7-in. Disa javë më parë skuadra njoftoi kontratën me Oliver Bearman që do të debutojë në një sezon të plotë në 2025, duke marrë vendin e Nico Hulkenberg që është transferuar te Kick Sauber ndërsa e ardhmja e Kevin Magnussen nuk është konfirmuar ende.
LEXONI GJITHASHTU: