Hajdutët e ullinjve në Greqi/ Rritja e çmimit të vajit shton rastet e vjedhjeve

9 Nëntor 2023 | 19:03

Në vendet e Mesdheut grupet kriminale kanë gjetur një produkt të ri për tu pasuruar, vajin e ullirit. Grabitja e magazinave, mashtrimet me bilancet financiare janë krime në rritje në zonat ku kultivohet ulliri në Greqi, Spanjë dhe Itali. Bandat kanë zgjedhur që ti vjedhin ullinjtë duke prerë pemët e pa vjela dhe më pas marrin produktin.

 “Grabitësit kërkojnë degë të ngarkuara dhe i presin. Pra, jo vetëm që na vjedhin ullinjtë, por i bëjnë pemës një dëm serioz. Duhen katër deri në pesë vjet që ajo të kthehet në normalitet. Është tragjike, ajo që ata bëjnë”,-tha Neilos Papachristou, kultivues ulliri.

Hajdutët po i shtyjnë kultivuesit të mbledhin herët produktet dhe të kënaqen me rendimente më të ulëta për të shmangur dëmtimet afatgjata.

 “Vitin e kaluar, me 3.7 kilogramë ullinj do të prodhonin një kilogram vaj. Tani janë afërsisht 10 kilogramë ullinj për një kilogram vaj, për 600 kilogramët e mi do të marr 60 kilogramë vaj. Vitin e kaluar mora 180”,-tha Christos Bekas, kultivues ulliri.

Pas dekadash rritjeje, tregu global i vajit të ullirit është ndërprerë nga një thatësirë gati dyvjeçare. Me kërkesën globale që mbetet e lartë, prodhuesit besojnë se problemi për muajt e ardhshëm nuk do të jenë çmimet e larta, por prodhimi i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026