Hakerat i marrin llogarinë në X djalit të Trump, thonë se ish-presidenti ka vdekur
Llogaria e platformës X djalit të Donald Trump ka rënë në duart e hakerave të cilët kanë dhënë lajmin e rremë se ish-presidenti Trump ka vdekur.
“Me keqardhje ju njoftoj, babai im Donald Trump ka ndërruar jetë. Unë do të kandidoj për president në 2024”, thuhej në një nga postimet e “djalit” të ish-presidentit i cili mban emrin e të atit.
Babai i tij postoi një mesazh të palidhur në llogarinë e tij të Truth Social ndërsa llogaria e djalit të tij pretendoi vdekjen e tij.
“Llogaria e Donit është hakuar,” postoi Andrew Surabian, një zëdhënës i zotit Trump Jr, në X, duke shtuar se postimi ishte “qartësisht jo i vërtetë”.
Trump Jr që atëherë ka postuar në X, dikur në Twitter, por nuk ka aluduar se llogaria e tij është komprometuar, përveçse ka “pëlqyer” një cicërimë që thoshte se ai ishte hakuar.
X është kontaktuar për koment. Një përgjigje automatike nga emaili për shtyp i kompanisë thotë: “I zënë tani, ju lutemi kontrolloni përsëri më vonë.”
Trump Jr ka vazhduar të përdorë platformën në pronësi të Elon Musk. Truth Social u themelua nga ish-presidenti pasi llogaria e tij X u pezullua në 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës. Ajo u rivendos më vonë nëntorin e kaluar. Musk mori kontrollin e Twitter në tetor 2022 në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh dhe e quajti atë X.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë