Hakerat sulmojnë të dhënat e censusit të popullsisë në RMV
Kur kanë ngelur edhe 9 ditë nga përfundimi i censusit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, sulme kibernetike janë shënuar në tentativë për kompromentuar dhe bllokuar sistemin e të dhënave.
Për momentin drejtuesit e Entit për Statistikë shprehen se e kanë tejkaluar problemin, por frikësohen se kjo mund të ndodhë përsëri, në nëntë ditët e fundit që kanë ngelur.
“Për momentin e kemi tejkaluar problemin dhe procesi i regjistrimit po vazhdon pa pengesa. Por nuk mund ta them me siguri nëse një sulm i tillë ndaj rrjetit tonë nuk do të ndodhë përsëri”, Apostoll Simovski, drejtor i Entit për Statistikë.
Sulmi ndaj faqes së internetit të Entit për statistikë, po bëhet nëpërpjet klikimit njëherazi nga mijëra persona nga vende të ndryshme të botës. Kjo valë klikimesh pengon funksionimin normal të faqes e cila ka kapacitet për të pranuar më pak vizitorë online se sa ato që janë duke e sulmuar.
Ekipe të sektorit të IT-së po e ndihmojnë Entin për Statistika që ti luftojë këto sulme derisa të mbarojë procesi i regjistrimit.
“Kemi regjistruar të ashtuquajtura sulme DDOS në ueb faqen e Entit shtetëror për statistikë. Janë marrë masat e duhura. Ne kemi ekip, I cili është duke punuar bashkë me Entin për statistika në mënyrë që procesi të vazhdojë normalisht. Por ne po vazhdojmë edhe hetimin lidhur me sulmet se prej ku vijnë dhe kush qëndron pas tyre”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i policisë.
Deri tani Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1 milion e 212 mijë e 339 persona. Janë shënuar 378 mijë e 033 familje dhe 516 mijë e 787 banesa. Nga diaspora janë regjistruar vetëm 193 mijë e 982 persona.
Regjistrimi po shkakton bujë pasi të drejtat entike të qytetarëve varen prej numrit apo përqindjes së tyre.
Ka reagime edhe nga politikanë nga Bullgaria, të cilët deklarojnë se të paktën 130 mijë shtetas maqedonas kanë pasaporta bullgare dhe duhet të deklarohen si bullgarë, por janë në presion që të mos e bëjnë këtë.
Sipas rezultateve të fundit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2002, në Maqedoninë e Veriut jetonin mbi 2 milionë banorë. Prej tyre 64 për qind janë maqedonas, mbi 25 për qind shqiptarë, rreth 4 për qind turq, mbi 2,6 për qind Romë, rreth 1,8 për qind serbë, më pak se 1 për qind boshnjakë dhe vlleh.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë