Haki Abazi: Plani i Kurtit garanci për njohjen reciproke

25 Qershor 2021 | 19:12

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit në Kosovë, z. Haki Abazi shprehet për “Balkan Talks” në Euronews Albania se Kosova është palë në dialog dhe se kryeministri Kurti ka biseduar për të arritur njohjen reciproke.

“Kosova ka qëndrimin e vet dhe është palë në dialog. Ne jemi duke biseduar që të arrijmë marrëveshjen për marrëdhënien me Serbinë, në kuptimin që të kemi njohje të ndërsjellë dhe jo duke dialoguar, për çështjet e brendshme dhe statusin e Kosovës. Katër pikat kanë si qëllim që të konsiderohet dialog i barabartë mes dy palëve”, tha z. Abazi.

Ai shprehet se Kosova në raundin e dytë të bisedimeve do vazhdojë të paraqitet si palë konstruktive dhe se do vazhdojnë të kërkojnë njohjen reciproke.

“Ne do bëjmë palën konstruktive dhe do punojmë intensivisht për të arritur marrëveshjen finale. Nuk mund të vazhdojmë më të mbahemi peng ndaj kërkesave të Serbisë, përderisa jemi lënë jashtë liberalizimit të vizave, jashtë strategjisë për zgjerim dhe jashtë mundësive të një stabiliteti i cili inkurajon investitorët e huaj. Biseda e Kurtit në Kosovë ka kaluar nga çfarë mund të bëjmë, se kur do të njihet pavarësia e Kosovës,”- shprehet kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit në Kosovë, z. Haki Abazi.

Për z. Abazi kërkesa e kryeministrit Kurti, për nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje do shërbejë për funksionimin e Kosovës si çdo shtet tjetër i pavarur.

“Kjo do të thotë se ajo duhet të tregohet si vullnet i dy shteteve vullnetmira për të ecur në një fazë tjetër të bashkëpunimit dhe që ato të mos kenë pretendime të ngritjes të tensioneve apo sulmeve që mund të kenë. Unë mendoj se pas 21 vitesh liri dhe çlirim të Kosovës është koha që Kosova të lejohet të funksionojë si çdo shtet tjetër i pavarur. Ajo duhet të nënshkruajë marrëveshje të Paqes me Serbinë”, tha ai.

Ndërsa kërkesën për vendosjen e reciprocitetit bilateral, z. Abazi tha se kjo pikë ka të bëjë me një reciprociteti të barazisë. Sipas tij, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc nuk mund të jenë më pak të rëndësishëm si njerëz, sesa serbët në Kosovë.

“Në fakt kjo pikë ka të bëjë me një reciprocitet të barazisë, pasi shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc nuk mund të jenë më pak të rëndësishëm si njerëz, sesa serbët në Kosovë. Nëse Serbia mjaftohet me të drejtat që iu ka thënë shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, atëherë do të duhet të mjaftohet që të njëjtin standard do t’i japë shteti kosovar serbëve në Kosovë”- thekson z.Abazi.

Pyetjes së gazetarit Franko Egro, se çfarë qëndrimi do mbajë qeveria e Kosovës për studimin e liqenit të Ujmanit që ka dërguar SHBA, duke qenë se “Lëvizja Vetëvendosje” e ka kundërshtuar “Marrëveshjen e Uashingtonit” , për z. Abazi ajo nuk është marrëveshje.

“Askush në asnjë moment nuk mund të arsyetojë faktin që është bërë monatorium nga ai zotim në Uashington për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe tentimi për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Janë gabime që janë bërë në një kohë elektorale në SHBA. Ajo nuk është marrëveshje, pasi nuk është nënshkruar nga të dyja palët në të njëjtën formë dhe as nuk është ratifikuar në parlamentin e Kosovës për t’u bërë sipas Kushtetutës “Marrëveshje Ndërkombëtare,”- tha ai, ndërsa shtoi se: “Studimi i fizibilitetit që ka ardhur tek ne do të merret me shumë seriozitet dhe do të analizohet deri në detaje”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026