Haklaj: Lidhja e Gjiknurit me Nezën, Duçkën dhe ish-agjentin e FBI-së

27 Janar 2023 | 10:05

Ish-deputeti Azgan Haklaj theksoi se kryeministri Sali Berisha e njeh Agron Nezën i cili është raportuar se “personi A” në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal që është arrestuar pak ditë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj theksoi se në dosjen e ish-agjentit përmendet dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri që sipas tij ka qenë trinomi i besimit të ‘trekëndëshit të Bermudës”.

Sipas tij të tre kanë udhëhequr një sërë personash kundër PD dhe Lulzim Bashës.

“Berisha ashtu si te ngjarja e Gërdecit deklaroi se nuk e njeh Agron Nezën. Agron Neza rrjedh nga një familje tropojan e shquar, ka qenë shef i kundra zbulimit të sigurimit të shtetit të vitit ’90. Ishte mik i Azem Hajdarit.

Po ashtu është dhe Dorian Duçka që është djali  i hallës së Ilir Metës dhe djali i dajës së Etilda Gjonajt. Duçka ka qenë drejtor i integrimit në qeverisjen Meta-Berisha, ka qenë zv.ministër energjetike në qeverisjen Meta-Rama.

Është dhënë dhe një person tjetër që është Damian Gjiknuri që është trinomi i besimit të trekëndëshit të Bermudës. Këta kanë udhëhequr një kryqëzatë të gjatë 5 vjeçare ndaj PD-së dhe Lulzim Basha”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026