Haklaj zbulon të pathënat e Agron Nezës: Djalë i Sekratarit të Parë, mik i Berishës

27 Janar 2023 | 10:29

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Azgan Haklaj, ka zbuluar detaje nga e kaluara e Agim Nezës, shqiptaro-amerikanit i cili del si Personi A në çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal.

I ftuar në Euronews Albania, Haklaj tha se Neza vjen nga një familje e njohur në rrethin e Tropojës dhe ka shërbyer si shef i kundërzbulimit të Sigurimit të Shtetit në vitet 1989, 1990 dhe 1991.

Haklaj pohoi gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë person i afërt dhe mik me babain e Agron Nezës, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Parë në Tropojë.

“Sali Berisha deklaroi se nuk e njeh Agron Nezën. Agron Neza rrjedh nga një familje e shquar tropojane, është djali i Sekretarit të Parë të rrethit të Tropojës, i cili ka qenë dhe Kryetar i Komunitetit Ekzekutiv, jo vetëm në Tropojë por dhe në Gramsh, mik i Sali Berishës. Është stërip i Ali Ibër Nezës, zëvendëskomandantit të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është stërnip te familja e Mulosmanëve dhe vetë ka qenë shef i kundërzbulimit të Sigurimit të Shtetit në vitin 1989, 1990, 1991. Është nip e dajë me Besnik Mustafaj, është vëllai i gazetarit Agim Neza, i cili është dekoruar me të drejtë nga Presidenti Ilir Meta. Ky është personi i parë i MCgonigal”, tha Haklaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026