Hakohen kanalet ruse për të shfaqur situatën e vërtetë të luftës në Ukrainë

7 Mars 2022 | 19:56

Disa kanale televizive në Rusi janë hakuar dhe përmbajtja e tyre është zëvendësuar me mbulimin e situatës reale të luftës në Ukrainë nga transmetuesit e pavarur nga shteti, Current Time dhe Dozhd.

Këto dy kanale janë bllokuar nga autoritetet në Rusi.

Prapa këtij sulmi besohet të jetë grupi Anonymous, një lëvizje ndërkombëtare aktivistësh dhe hakuesish.

Anonymous është e njohur për sulme të ndryshme kibernetike kundër disa qeverive, institucioneve dhe agjencive qeveritare, korporatave dhe Kishës së Scientology.

Në mesin e kanaleve televizive që janë hakuar janë Wink dhe Ivi – platforma të ngjashme me Netflix – dhe kanalet televizive, Russia 24, Channel One, Moska 24, ka thënë grupi i hakerëve në Twitter.

“Jemi përfshirë në operacionin më të madh të Anonymous. Prandaj jemi të shqetësuar se disa qeveri do të na shohin si kërcënim, apo do të krijojnë skenarë që të na bëjnë të shihemi si të rremë. Ne duam vetëm paqe, jo luftë”, shkruan grupi në Twitter.


Platformat dhe kanalet televizive tani i janë kthyer transmetimit.

Kjo nuk është hera e parë që mediat ruse janë hakuar që prej momentit kur Putini nisi sulmin në Ukrainë.

Javën e kaluar, Anonymous deklaroi se ka hakuar edhe media tjera si agjencia e lajmeve TASS, Kommersant, Izvestia, Fontanka, Forbes dhe RBK.

Autoritetet ruse kanë rritur presionin ndaj mediave ruse, duke i kërcënuar për mbulimin e luftës në Ukrainë. Putini ka thënë se kush përmend fjalët ‘luftë’ e ‘pushtim’ i Ukrainës në Rusi do të dënohet me 15 vjet burg.

Rregullatori i mediave ruse ka urdhëruar mediat që të publikojnë vetëm informacione nga burime zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024