Halit Valteri: Në PS ka një grup të “mërzitur” nga Edi Rama

1 Dhjetor 2022 | 14:49

Ish-deputeti Hali Valteri është shprehur se ka një grup deputetësh në Partinë Socialiste që janë të pakënaqur nga Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se qeveria ka përballë një opozitë të përçarë ndërsa nënvizoi se protesta e 6 dhjetorit është një turp për shqiptarët.

“Ka zëra që një grup deputetësh janë paksa kundër rrymës në PS. Flitet që janë një grup deputetësh që shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes. Ky grup është si puna e atyre që deri dje kanë ndenjur më babin dhe tani kanë dalë në shtëpi më vete dhe nuk kënaqen asnjëherë me njëri-tjetrin. Qeveria nuk ka një opozitë përballë, ka një opozitë të përçarë që ka lënë mëndjen e kokës duke bërë dhe një protestë me datën  6 dhjetor. Kjo është një turp për shqiptarët”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026