“Hap i rëndësishëm drejt fitores”, Meta përshëndet marrëveshjen PD-PBDNJ
Kreu i Partisë së Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes PD dhe PBDNJ.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta thotë se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për fitoren e 14 majit për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor.
“Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëv!”- shkruan Meta.
shtë firmosur këtë të mërkurë marrëveshja e koalicionit për zgjedhjet lokale mes Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ.
Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, kreu i PD-së Sali Berisha, theksoi se kjo marrëveshje është një bashkim i forcave për tu përballur dhe rrëzuar rregjimin monist të kryeministrit Rama.
Sipas marrëveshjes, PD pritet t’i jap PBDNJ-së përcaktimin e kandidatëve për bashkinë e Himarës, Finiqit dhe Dropullit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane