Hapen çerdhet në RMV, bie numri i regjistrimeve nga frika e COVID
Në Maqedoninë e Veriut janë hapur çerdhet dhe kopshtet, nën protokolle të rrepta shëndetësore. Njëri prej kopshteve ka pritur sot një numër të vogël fëmijësh, ku shumica janë shqiptarë. Krenari sot ndau klasën vetëm me mësuesen pasi nuk i kishin ardhur shokët e tjerë.
Shumica e prindërve kanë vendosur të mos i sjellin fëmijët në kopësht për shkak të pasigurisë me pandeminë, por ka prindër që janë të detyruar të sjellin fëmijët për shkak të pamundësisë për ti mbajtur vetë.
Mimi Zashovska, drejtorja e çerdhes “11 Tetori” në Butel të Shkupit njofton se numri i fëmijëve të regjistruar është shumë më i ulët se vitet e tjera, por siguron se pastërtia dhe distanca në këtë institucion respektohen.
“Pas pandemisë numri i fëmijëve është ulur. Në më parë kishim të regjistruar 745 fëmijë. Sipas protokollit mund të pranojmë vetëm 505 fëmijë, por duke u bazuar në vërtetimet që i kanë sjellë prindërit për fëmijët, deri tani kemi vetëm 270 kërkesa. Fëmijët do të jenë ulur nga dy në një tavolinë që do jete e ndarë në mes, dhe do të luajnë vetëm me lodra që mund të dezinfektohen. Lodrat që s’mund të dezinfektohen i kemi hedhur”, thotë Zashovska.
Nëse një fëmijë shfaq simptome, Çerdhet kanë përgatitur dhoma izolimi. Ka edhe ekipe shëndetësore dhe fëmijëve vazhdimisht u matet temperatura.
Ministria e punës dhe politikës sociale ka njoftuar se në çerdhet e shtetit ka kapacitet për 19 mijë fëmijë, duke respektuar protokollet, por deri tani të regjistruar janë rreth 14 mijë. Përparësi për tu regjistruar në çerdhe kanë fëmijët me një prind.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’