Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, lidh kryeqytetin me rrugët kombëtare
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin këtë të hënë në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët kombëtare.
Balluku tha se Unaza e madhe është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do të çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi.
“Jemi në momentin e hapjes së segmentit të Unazës Veriore, për të plotësuar 29 kilometra të plota që rrethojnë kryeqytetin. Duke nisur nga ky moment, është e gjitha e aksesueshme. Pjesa e unazës veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi pasur një zonë të banuar informale dhe na është dashur të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Kemi ende disa detaje të vogla, që mbarojnë brenda janarit“, tha Balluku.
Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët ka gjithashtu hapësira të dedikuara.
Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen ‘Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 17:44 Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
- 17:44 Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)
- 17:41 Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 17:37 Lufta në Ukrainë, OKB: Qershori 2026 shënoi numrin më të madh të vdekjeve civile që nga prilli i vitit 2022