“Hapim 4 kapituj të rinj”, Rama: Më 16 shtator, Konferenca ndërqeveritare me BE
Kryeministri Edi Rama thekson se më 16 shtator, do të mbahet Konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në.
Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të shtunë në rrjetin social facebook një hap të rëndësishëm për Shqipërinë drejt rrugës së saj lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Kryeministri ka njoftuar se më 16 shtator do të mbahet Konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në, gjatë së cilës pritet të hapen edhe 4 kapituj të rinj të negociatave, duke e çuar në 28 numrin total të kapitujve të hapur brenda vetëm 11 muajsh.
Rama ndër tjera shton se temat që do të trajtohen përfshijnë disa fusha me rëndësi.
“Të martën, datë 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.
Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në B”, shkruan Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona