Hapja e negociatave, Xhafaj: Nuk dinim se cilën opozitë të ftonim në Bruksel
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj thotë se opozita mund të ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së negociatave në Bruskel, por problem ishte se cilës prej palëve do t’u dërgohej ftesa.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Xhafaj u shpreh se opozita është e ndarë në dy pjesë, ku vuri theksin se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.
“Duhet parasysh që kjo ishte një Konferencë Ndërqeveritare. Te pjesa ceremoniale, sigurisht që mund të kishte qenë, por ne kemi një dualizëm të çuditshëm dhe paradoksal me opozitën aktualisht. Vende të caktuara duke filluar nga aleati ynë strategjik kanë përcaktuar një person si ‘non-grata’.
Opozita aktualisht është e ndarë në dy pjesë. Ishte problem se kujt do t’i dërgohej ftesa. Opozita duhe të jetë pjesë e këtij procesi, por duhet të luajë një rol të përcaktuar”, deklaroi deputeti.
Të martën në Bruksel, u zhvilluan Konferencat e para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që i hapin rrugë anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian.
Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
Komisioni Europian do të nisë ekipet që do t’i bashkëngjiten administratës shtetërore në Shqipëri, ku do të kontrollojë ligjet dhe zbatimin e tyre.
Me përafrimin e këtyre ligjeve do të hapen dhe mbyllen kapituj me sukses ose dështim, që në total do të jenë 35.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh