Hapja e sezonit turistik, Koçiu: Kemi marrë masat për sezon turistik të shëndetshëm

6 Qershor 2024 | 17:11

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte pjesë e aktivitetit të organizuar në kuadër të hapjes së sezonit turistik bashkë me 300 mjekët dhe infermierët të cilët do të jenë pjesë e 34 Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendin.

Në fjalën e saj Koçiu, theksoi angazhimin e qeverisë dhe MSHMS për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë, pasi janë ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar mirëqenien e qytetarëve dhe turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni veror.

“34 qendra shëndetësore sezonale hapur gati në funksionim, Urgjenca Kombëtare gati në shërbim, OSHKSH me gjithë procesin sfidues të rekrutimit është gati, ISHSH me gjithë masat higjeno-sanitare ka qenë në krye të detyrës, ISHP me procesin sfudues të dezinsektimit ku shtuam mbi 20 hektar këtë vit dhe ku ishim nga veriu në jug në të gjithë zonat e nxehta dhe problematike është gati”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu theksoi se “nuk janë vetem qendrat sezonale që i përgjigjen gjithë fluksit të turistëve dhe pushuesve, por kemi edhe qendrat shëndetësore, spitalet rajonale që gjithashtu janë në suport dhe mbështetëse në momentin që ka një urgjencë apo nevojë për një shërbim më të specializuar. Gjithë strukturat janë në funksion të plotë”.

Turizmi është një sektor me një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se kanë marrë të gjitha masat që të mbështesë një sezon turistik që sipas të gjithë treguesve, pas 10 milionë turistëve të një viti më parë do të shënojë një rekord të ri në 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin...
11:29 | 25/06/2026

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në superstradën Laç-Lezhë. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip...
11:11 | 25/06/2026

Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka reaguar sërish në rrjetet sociale teksa ka folur për protestuesit. Rama shkruan se nuk merret me protestuesit por...
11:06 | 25/06/2026