Hapja e trasesë së rrugës, ARRSH: Shpërthim i kontrolluar në Llogara-Palasë

27 Mars 2026 | 12:22

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se sot (27 mars), në orën 12:30, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi në segmentin rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, rreth 800 metra nga dalja e tunelit në drejtim të Palasës.

ARRSH tha se ndërhyrja vjen në kuadër të punimeve për hapjen e trasesë së rrugës.

“Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 12:30, rreth 800m nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:15 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026