Hapja e tunelit të Llogarasë, eksperti jep detajet: Ja përfitimet që sjell
Tuneli i Llogarasë do të shkurtojë rreth 40 minuta nga rruga e zakonshme. Kështu tha eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli i cili ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euroneës Albania.
Ai tha se me hapjen e tunelit të Llogarasë do të kemi përfitime si në kohë ashtu edhe në para.
“Është mirë që po hapet. Kur hapet ky tunel e ke rivierën në pëllëmbë të dorës. Ajo do të hapet me kapacitet të plotë, e pa pagesë për momentin por nga tetori mund të jetë ajo që quhet tarifa e përdorimit. Ajo nuk është një rrugë që domosdoshmërish duhet ta marrësh, është rrugë alternative. Ke një rrugë që mund të duash prap të harxhosh më shumë karburant, të harxhosh kohë, djersë, stres, është shumë e vështirë kjo e qafës së Llogarasë. Ti si qytetar do bësh zgjedhjen tënde, do harxhosh deri te 8 mijë lekë më shumë karburant e 40 minuta më shumë, apo do paguash deri në 5 euro tarifën e përdorimit. Sa nuk është vendosur tarifa, qeveria e ka lënë të lirë ta shijojmë për 90 ditë. Mendoj se kjo do ndikojë edhe në turizëm”,-tha Çoçoli.
Tuneli i Llogarasë i cili renditet ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, do të hapet në 2-3 korrik për qytetarët. Ai ka 5.9 kilometra gjatësi. nga Data 3 korrik deri më 30 shtator ai do të jetë pa tarifë për qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bllokohet aksi Vlorë-Llogara, shkak defekti në një kamion mallrash
- Përkeqësohet moti në Vlorë, era e fortë lë pa energji Orikumin dhe Llogaranë
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit