Elita e UÇK-së në Gjykatën e Hagës, flet për Euronews Albania Ramush Haradinaj: Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të mi
Ish-kryeministri i Kosovës dhe një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të saj (UÇK), Ramush Haradinaj thotë se beson tek pafajësia e bashkëluftëtarëve të tij pavarësisht se ata sot i përkasin “divizioneve të ndryshme në politikë”.
“Ju siguroj që unë besoj në luftën e drejtë të UÇK-ës, pastërtinë e asaj lufte, besoj në drejtësinë e asaj lufte dhe në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të mi, të presidentit Thaçi, të kryetarit Veseli, të kryetarit Jakup Krasniqi dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë. Edhe e kam për nder, që jemi brez, që kemi krijuar lirinë tone,” – u shpreh Haradinaj.
Në fund të intervistës në emisionin “Balkan Talks” të gazetarit Franko Egro në Euronews Albania, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se shqiptarët e Kosovës kanë luftuar për të krijuar atë që ai e cilëson si “lirinë e jetës”.
“E kam për nder t’i themi botës, jo vetëm shqiptare se jemi brez që kemi krijuar lirinë tonë. Vlera më sublime që krijon dikush sot është liria. Ne e kemi krijuar lirinë e jetës, të jetojmë të lirë, të cilën duket se shqiptarët e kanë më të çmueshmen, Kosova e ka, dhe i qëndrojmë besnikë kësaj”, shtoi Haradinaj.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Haradinaj: Lajçak s’e përparon dot dialogun, marrëveshja me Serbinë ka nevojë për Merkel e Macron
Minishengeni ballkanik, Haradinaj tregon ”rrezikun” e madh që i kanoset Kosovës
Haradinaj: Si President do të ruaj interesin e Kosovës
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta