Haradinaj: Marrëveshja për njohje me Serbinë mund të finalizohet brenda vitit
Ish-kryeministri i Kosovës, i cili aktualisht është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj beson se marrëveshja për njohje reciproke me Serbinë mund të finalizohet deri në fund të këtij viti.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në “Euronews Albania’, Haradinaj u shpreh se kjo do të ishte beteja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, marrëveshja për njohje do të ishte çlirim për Kosovën.
“Serbia do të insistojë në atë që ajo e quan normalizim i plotë pa njohje, de jure. Mendoj se kjo do jetë beteja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, e aleatëve për ta përmbyllur të plotë marrëveshjen me Serbinë. Marrëveshja për normalizimin e plotë Kosovë-Serbi me qendër njohjen reciproke është afër. Unë besoj se bëhet fjalë para Krishtlindjeve.
Kjo nuk është një punë e arritur shpejt, janë vite punë, shumë prej nesh në këtë proces. I dedikohem një falenderim të madh Uashingtonit, e ka mirëmbajtur këtë proces BE-ja për një kohë të gjatë, por nuk mbyllet pa presidentin e Amerikës. Jam i bindur që jemi në drejtim të mirë, do të ishte një lajm i mirë për ne. Lajmi për marrëveshjen do ishte një lloj çlirimi”, theksoi Haradinaj.
LEXONI GJITHASHTU
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë