Haradinaj pritet të bëhet president i Kosovës? Eksperti zbulon planin e SHBA-së

30 Mars 2023 | 11:13

Analisti Drizan Shala, është shprehur se marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe  Serbisë pritet ta nënshkruaj një president, dhe sipas tij përflitet që në krye të shtetit të Kosovës të vendoset Ramush Haradinaj.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se partnerët kanë mbështetur parimet për të forcuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për t’i dhënë legjitimitet marrëveshjes Prishtinë-Beograd,  që është garanca e SHBA-së.

“Të gjitha qeveritë kanë përfunduar në gjysmë të mandatit. Ka një lojë mbrapa vendimit të Gjykatës  Kushtetuese dhe palët do të dakordohen që të ketë një zgjedhje. Personi që do të firmoste marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë presidenti. Flitet për një president të ri që mund t’i atribuohet nënshkrimi i marrëveshjes. Do të ishte një hap pozitiv nënshkrimi i marrëveshjes nga një president në ardhje.

Mendoj se partnerët që kanë mbështetur parimet për të forcuar shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për t’i dhënë legjitimitet marrëveshjes që ishte garanca e SHBA-së, për Haradinajn është se duhet ta mbështesë këtë vendim. Kemi një bashkë dyzim të veprimeve politike dhe kjo do krijonte një stabilizitet politik sepse dy partitë të tjera opozitare janë duke u ballafaquar me probleme politike.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026