Haradinaj-Stublla: BE qasje asimetrike ndaj Kosovës dhe Serbisë për dialogun
Qeveria e Kosovës duhet ta vlerësojë me shumë kujdes këshillën amerikane për të mos i zhvilluar zgjedhjet në komunat veriore.
Kështu u shpreh ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj Stublla në emisionin Balkan Talks, në Euronews Albania ndërsa kritikon ashpër qëndrimin e deritanishëm të Bashkimit Europian, që sipas saj ka ushtruar shumë presion ndaj Kosovës dhe aspak ndaj Serbisë.
“Bashkësia ndërkombëtare, më saktë Perëndimi janë më tolerantë ndaj shkeljeve të Serbisë në dialog, por më qortues dhe më të saktë dhe të shpejtë si duhet të kritikohet Kosova apo si i duhen bërë kërkesat. Ka një qasje asimetrike të BE ndaj Kosovës dhe Serbisë në dialog. E kemi parë jo vetëm në çështjen e targave, por tani e shohin edhe lidhur me zgjedhjet në veri që tani kërkohet që të shtyhen. Kjo nuk është situatë aspak e këndshme duke e ditur sa jo konstruktive është Serbia dhe se si punon në veri me strukturat e saj paralele që të minojë shtetin e Kosovës”, tha Haradinaj-Stublla.
Ish-shefja e diplomacisë së Kosovës deklaron se Prishtina duhet të sigurojë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Kuintit për të arritur tek marrëveshja finale me Serbinë, që duhet të jetë njohja reciproke.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit
- 13:31 Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 13:29 Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet