Haradinaj: Të ndalen menjëherë sulmet në Veri

26 Dhjetor 2022 | 22:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet në Veri ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj është shprehur se  sulme të këtilla duhet të ndalen menjëherë.

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!

Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, s hkroi Haradinaj në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026